Vendosni fjalën kyçe....

Murgesha në SHBA pranon fajin, vodhi paratë e shkollës për të shlyer borxhet në bixhoz


Një murgeshë në pension që jeton në Los Angeles pranoi të deklarohet fajtore për akuzat federale se ajo përvetësoi 835,000 dollarë nga shkolla fillore katolike ku ajo ishte drejtoresha për dhjetëvjeçarë të tërë. Sipas prokurorëve, ajo i vodhi paratë për të financuar vesion e saj për lojërat e fatit.

Motra Mary Margaret Kreuper, 79 vjeç, u akuzua për përvetësim parash pasi ajo pranoi para hetuesve se ajo kishte përvetësuar qindra mijëra dollarë nga shkolla e ‘St. James’ në Torrance duke vjedhur paratë e shkollimit që duhej të ishin depozituar në llogarinë e shkollës. Shkolla është pjesë e kishës St. James në Redondo Beach.

“Kreuper mori paratë e gatshme dhe çeqet e pagueshme në shkollën St. James nga prindërit e studentëve të shkollës St. James, dhe pa dijeninë dhe autorizimin e shkollës St. James dhe / ose administratës, i devijoi këto fonde duke i depozituar ato në llogarinë e Manastirit të St. James.” – thuhet në akuzën e ngritur nga prokuroria. Kjo llogari, thonë prokurorët, u krijua nga Motra Mary Margaret si një fond personal.

Murgesha Mary Margaret i përdori fitimet e marra për të shlyer ‘borxhet e mëdha të bixhozit në kazino të caktuara’ borxhet në kartat e kreditit, thanë prokurorët.

Për të vazhduar skemën e saj dhjetëvjeçare, ajo u tha hetuesve se kishte krijuar raporte të rreme mujore dhe vjetore në administratën e shkollës për të mbuluar sjelljen e saj.

Kur u urdhërua një auditim në vitin 2018, murgesha Mary Margaret doli në pension – pasi dyshohet se u tha punonjësve të shkollës që të shkatërronin të dhënat. Përvetësimi u zbulua në atë auditim por kisha nuk pranoi të ngrinte akuza, thanë prokurorët.

Murgesha pranoi se vodhi 835,339 dollarë nga shkolla fillore. Ajo është planifikuar të gjykohet në Gjykatën e Rrethit në Los Angeles në datën 1 korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *