Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se ngacmoi seksualisht tri vajza të moshës 7-14 vjeçe, ndalohet nga policia 61-vjeçari në Gjirokastër


Një 61-vjeçar është ndaluar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre fëmijëve.

Uniformat blu bëjnë me dije se 61-vjeçari me inicialet V. M., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura. Ato janë të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe më e vogla 7 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *