Vendosni fjalën kyçe....

Ju bë antentat në 2018, arrestohet Juxhin Mumajesi


Juxhin Mumajesi i cili në vitin 2018 ishte shënjestër e një përplasje me armë në Kinostudio në kryeqytet është arrestuar nga autoritetet franceze për llogari të organeve ligjzbatuese shqiptare.

Mumajesi është arrestuar me dokumente false dhe mbiemër të ndryshuar nga ai me të cilin njihej në Shqipëri.

Ngjarja e 2018

Juxhini prej vitesh jetonte në Francë ndërsa mesnatën e 27-qershorit 2018 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një lokal bastesh mbetën  të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Rivelino Mumajesi 36 vjeç dhe Ibrahim Durollari 28 vjeç.

Në atë kohë grupi hetimor po hetonte dy pista. Pista e parë është ajo e prishjeve të pazareve të drogës dhe një borxhi të pashlyer mes dy grupeve.

Një pistë tjetër mbi të cilën po heton policia është vijimi i konfliktit i marsit të 2017 ku i plagosur në krah mbeti Eduard Duka, ndërsa thuhet se një nga vëllezërit Mumajes, Rivelino, ishte i përfshirë.

Në prill të 2017-ës u plagos rëndë Eduart Duka në zonën e “Kinostudios” dhe sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, autorët ishin kushërinjtë e të dëmtuarit, Leonard dhe Erlis Duka. Në këtë ngjarje u përfshi edhe Rivelino Mumajesi i cili njihet për lidhje me dy atentatorët Duka,


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *