Vendosni fjalën kyçe....

“Beteja e Britanisë” – Joshua e Fury do rindeshen për titullin kampion të peshave të rënda


Kampionët e peshave të rënda Anthony Joshua & Tyson Fury pritet të ndeshen sërish.

Ata kanë rënë dakord me kushtet parimisht për një përballje të dyfishte që do emërtohet ‘Beteja e Britanisë’, sipas promovuesit Eddie Hearn.

Hearn, i cili vepron si promovuesi i Joshua-s nën ombrellën e Matchroom, i tha Sky Sports News se të dy luftëtarët kanë rënë dakord për anën financiare të ndeshjeve, por pranoi se kishte ende ‘rrugë të gjatë përpara’ për të përcaktuar hollësitë e ndeshjeve.

“Mund të thuhet se Joshua dhe Fury janë dakord në lidhje me kushtet financiare të ndeshjeve. Ne kemi biseduar me ekipin menaxhues të Fury-t, MTK, duke u dhënë atyre garanci nga ana e Joshua-s se të gjitha hollësitë mbi strukturën e marrëveshjes janë miratuar nga ana jonë.” – tha ndër të tjera Hearn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *