Vendosni fjalën kyçe....

Basha do e drejtojë PD-në edhe për katër vite, fiton me 81% të votave


Lulzim Basha do drejtojë Partinë Demokratike edhe për një mkatërvjeçar tjetër, i treti radhazi që prej marrjes së partisë në vitin 2013.

Kreu i tanishëm ka fituar me rreth 81 për qind të votave ndërsa zyrtarizimi i rezultatit, siç ështënjoftuar edhe më herët do shpallet nesër.

Në komunikimin e tij me mediat, kreu i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjet në PD, Gjana, tha se Basha ka marrë rreth 81% të votave.

Ai shtoi se material zgjedhore bashkë me krerët e degëve janë nisur për të sjellë në seli materialt zgjedhore të cilat janë nëpër kuti dhe do administrohen në seli natën e sotme.

“Pasi të administrohen kutitë me materialt zgjedhore, do nxjerrim procesverbalet, do regjistrohen në sistem, do bëhet përmbedhja e 76 qendrave të votimit dhe nesër diku rreth mesditës do shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues për zgjedhjet e 13 qershorit në PD.” – tha ndër të tjera Gjana gjatë fjalës së tij.

Në zgjedhjet e 13 qershorit morën pjesë kreu i tanishëm, Basha, Agron Shehaj, Edit’h Harxhi e Fatbardh Kadilli. Shehaj është renditur i dyti me rreth 15 për qind të votave, ndërsa Harxhi e Kadilli kanë marrë rreth 2 për qind të votave.

Procesi u shoqërua me kundërshti nga grupi Për PD-në i cili kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve më vonë e jo në qershor si dhe u ankua për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit.

Kandidati Shehaj u ankua ditën e sotme se i kishin përjashtuar vëzhguesit nga disa qendra votimi ndërsa ish-anëtarë e anëtarë të Këshillit Kombëtar denoncuan në rrjetet sociale mungesën e emrit të tyre në listat e votimit. Ata e quajtën procesin një maskaradë elektorale.

Kandidatët në garë, gjatë fushatës  kanë bërë përgjegjës Bashën për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit e për këtë arsye kërkuan largimin e tij.

Kryedemokrati nga ana e tij theksoi gjatë takimeve më strukturat e PD-së në Shqopëri se synon që partia të dalë më e fortë dhe më e bashkuar nga zgjedhjet e brendshme ndërsa ka premtuar luftë pa kompromis me atë që e ka quajtur regjimi Rama-Doshi.