Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Kaosit me sistemin e adresave do i vijë fundit


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste premtoi se në këtë dekadë të re policia do jetë model.

Çuçi premtoi se do arrihet që të realizohet sistemi i adresave.

“Aleati ynë mbeten njerëzit e zakonshëm. Policia këtë dekadë do jetë model, për sjelljen me ju, reagimin, polici komunitare ku njerëzit do të jenë të përfshirë në sigurinë e përbashkët.

Sot jemi ulur karshi partnerëve e agjencive europiane, nesër marrim drejtimet e operacioneve të përbashkëta për trafiqe e aktivitete kriminale. Kemi afruar 3 mijë të rinj e të reja në Polici. Do të ruajmë këtë trend të ri pozitiv, duke arritur në mesataren e BE. Vizioni ynë do të marrë jetë me infrastrukturë e logjistikë si asnjëherë më parë.

Do e bëjmë territorin ,rrugët e jetët tona më të sigurta. Do sofistikojmë më tej shërbimet dhe kufirin. Pikat kufitare janë fytyra e parë e miliona turistëve në vendin tonë. Pas 3 dekadave kaosi me sistemin e adresave do mbarojë, do të dijë kush jeton ku, për të rinovuar marrëdhënien me qytetarin, çdo qytetar do të ketë një adresë brenda vitit të parë të mandatit të tretë.’’- tha Çuçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *