Vendosni fjalën kyçe....

Po shkarkonte mallra për dyqanin, furgoni përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesditës së sotme në kryeqytet, ku një furgon ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, ku furgoni po shkarkonte disa produkte ushqimore në një dyqan. Por gjatë një manovrimi për kthimin e mjetit pas, u përplas i moshuari ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 13:00, në rrugën ‘Artan Lenja’ në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *