Vendosni fjalën kyçe....

Masat kufizuese për parandalimin e pandemisë, Manastirliu tregon arsyet pse u ndërmorën


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë se arsyeja e kufizimit të lëvizjeve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në fashën orare 22:00-06:00  ka qenë e lidhur me grumbullimet në këto ambiente dhe faktin që këto zona ishin konsideruar me një risk të lartë të përhapjes së sëmundjes.

Komiteti teknik ka bërë vlerësim shumë të imtësishëm të disa parametrave që karakterizojnë situatën epidemike. Prej ditës së mërkurë do të vendosen masat e kufizimit prej orës 22:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Baret, lokalet restorantet, do të kufizohet aktiviteti i tyre nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit , do të lejohet vetëm shërbimi delivery. Është vendosur ora 22:00 si një orë që praktikisht kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante. Klubet, baret, restorantet dhe grumbullimet janë vlerësuar si zona ku kishte një rrisk më të madh të përhapjes së virusit”- tha Manastirliu në emisionin Opinion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *