Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një person, plagosen 6 të tjerë


Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lazaren në rrugën Elbasan-Peqin e nga përplasja janë plagosur 6 persona të tjerë.

Në përplasjen fatale  janë përfshirënjë mjet tip kamionçinë dhe një mjet tip ‘Ford’  e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i këtij të fundit.

Njoftimi

“Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *