Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i mediave në seancat parlamentare, reagon BE: Rregullat kundër udhëzimeve tona


Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar në kundërshtim të vendimit të Kuvendit për moslejimin e gazetarëve dhe mediave në Parlament apo në komisionet parlamentare.

BE në Tiranë shpreh keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara se të miratoheshin rregullat e reja.

Në deklaratë thuhet se këto rregulla janë kundër udhëzimeve të BE-së dhe këshillave të dhëna në kuadrën e ndihmës IPA.

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale.

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”-thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *