Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: 4 kompani fiktive morën 2.1 mld lekë nga inceneratori i Fierit


Monika Kryemadhi ka publikuar faturat tatimore se si është realizuar skema për fryrjen e kostove dhe rimbursim TVSH-je te inceneratori i Fierit.

Në skemë tregohet se si 4 kompani janë krijuar me qëllim për të realizuar marrjen e fondeve fiktivisht duke qenë se kanë vetëm 2 punonjës.

Kryemadhi thotë se janë 2.1 mld lekë janë implikuar në një skemë krimi financiar.

Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!

Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.

Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.

Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçensa.

Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.

Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!”-shkruan Kryemadhi.