Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë biznesmeni 40-vjeçar në Sarandë


40-vjeçari Gramoz Memaj është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Biznesmeni është qëlluar pranë shtëpisë së tij në Ksamil, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:45 ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *