Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg: NATO-ja ‘se sheh Kinën si kundërshtare, do e përfshijë Pekinin në strategjinë e re


NATO-ja nuk e konsideron Kinën si një kundërshtare por do e përfshijë vendin aziatik në strategjinë e re për herë të parë në histori, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Kina po e tregon veten në skenën globale. NATO nuk e sheh Kinën si një kundërshtare. Ka mundësi për t’u angazhuar me Pekinin në çështje si tregtia, ndryshimi i klimës dhe kontrolli i armëve.” – tha Stoltenberg gjatë një veprimtarie të organizuar nga Instituti Brookings.

Stoltenberg vuri në dukje se komunikata e ardhshme gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në 14 qershor do të përmbajë më shumë mundësi për Kinën se kurrë më parë, duke përfshirë vendime specifike që do të vlerësojnë përparimet teknologjike të Pekinit dhe mënyrat për të mbrojtur infrastrukturën kryesore të vendeve anëtare të NATO-s kundër kërcënimeve të mundshme kibernetike .

Për më tepër, Stoltenberg tha se NATO njeh ndryshimin në ekuilibrin global të fuqisë si rezultat i ngritjes së Kinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *