Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Tahiri: Ju dua shumë të gjithëve, s’e kam shkelur kurrë ligjin, është thjesht padrejtësi


Ka ardhur reagimi i parë i ish-ministrit Tahiri, i cili u dënua para pak çastesh me 3.4 vite burg nga Apeli i GJKKO-së.

Ai shkruan në Facebook se dënimi i tij është padrejtësi. Ai thekson se nuk e ka shkelur kurrë ligjin, se është moralisht i qetë dhe se është i lumtur që e ka bërë detyrën në mënyrë më të mirë.

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda. Eshte thjeshte PADREJTESI!”­­ – shkruan Tahiri në Facebook.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin i cili u akuzua për ‘Korrupsion të zyrtarëve të lartë’, ‘Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’ po në fund ai i dënua me 3.4 vite vetëm për shpërdorim detyre.