Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacione mbi aksidentin në Elbasan: Shoferi kreu manovra të rrezikshme, pasagjerja u rrëzua


Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku për një pasagjere ra nga autobusi, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, shoferi kishte kryer manovra të rrezikshme dhe pasagjerja 47-vjeçare me inicialet M.K është rrezuar duke rënë nga autobusi. Shoferi 49-vjeçar është arrestuar nga policia.

Në njoftimin e policisë bëhen me dije edhe të tjera arrestime të kryera mbrëmjen e kaluar në këtë qark, mes të cilëve dy persona që kanë tentuar të vjedhin një furgon.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • I. S., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasin M. F. (i shpallur në kërkim policor) dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një furgon në pronësi të shtetasit A. P.;

Si rezultat i hetimeve dyshohet se këta shtetas janë bashkautorë edhe të vjedhjes së një mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. K., më datë 14.05.2021;

  • D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Sh., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *