Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja nga Covid-19 në vend


Shifrat e koronavirusit në vendin tonë kanë rënë në maksimum ndërkohë që në orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete dhe vetëm 2 rase të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,593

Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *