Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon seanca për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese, i jepet kohë Presidencës për provat shtesë


Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar.

Gjykata vendosi t’i japë kohë Presidencës për të paraqitur provat shtesë. Kështu brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.

Në seancën e sotme, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj, kërkoi më shumë prova nga institucionet si dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Por kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve nuk është vlerësuar.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe i dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore. Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani.”– deklaroi Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor i Presidentit.

Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *