Vendosni fjalën kyçe....

Palmer për dialogun Kosovë-Serbi: Besojmë se në fund duhet të ketë njohje reciproke


Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ka deklaruar se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

“Ne vazhdojmë të besojmë se është njohja reciproke e cila në fund do t’ia lërë këtë çështje të kaluarës dhe do të hapë rrugën përpara.”- thotë Palmer.

Gjatë një konference të përbashkët për mediet së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

 “Lloji i trysnisë mbi palët janë ambiciet dhe dëshirat e tyre që të ecin në rrugëtimin drejt BE-së, kjo kërkon adresimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve apo problemeve. Kjo beson se krijon ato stimulime, ato stimulime që janë të domosdoshme për palët që t’i adresojnë sfidat, t`i identifikojnë kompromiset që do të jenë të domosdoshme dhe të hapin rrugën përpara me lehtësimin e Lajçak dhe ekipit të tij dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”- tha zyrtari i lartë amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *