Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Kavajë u plagos mbrëmë pas mesnate, flet nëna: Ishte tek berberi


Një djalë i ri është plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Kavajës, rreth orës 01:00. Ngjarja ndodhi tek ish fabrika e letrës në këtë qytet.

29-vjeçari është identifikuar si Mario Xhafa. Pas plagosjes ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Për fat të mirë i riu gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Nëna e të riut ka reaguar për televizionin “News 24”, duke thënë se djali i saj kishte dalë në mbrëmje për t’u qethur te berberi. Ajo thotë se nuk ka mundësi që i biri të ketë qenë objektiv i sulmit, pasi kishte qenë rastësisht aty.

Policia dyshon se autori i plagosjes është një 27-vjeçar i identifikuar si Viskont Hysi, banues në Kavajë. Ai është shoqëruar në Komisariat ku pritet të japë dhe dëshminë e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *