Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Kalo: Mos abuzoni, Komiteti Teknik vetëm këshillon, vendimet i merr ekzekutivi


Ditën e sotme pritet të bëhen të ditura masat e reja që do të këshillojë Komiteti Teknik i Ekspertëve, e ndërsa të gjithë janë në pritje të vendimit, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo i cili është pjesë e këtij Komiteti ka bërë një reagim mjaft të fortë në rrjetet sociale.

Ai shprehet se Komiteti Teknik ka karakter këshillimor dhe jo vendimmarrës, e thekson disa herë se është qeveria ajo që vendos.

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë ‘pak të idhta’, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…

Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita…”- shkruan mjeku Kalo.

Doktor Kalo thekson gjithashtu se ky Komitet funksionon në baza vullnetarizimi ndërsa u kërkon të gjithëve të mos abuzojnë me togfjalëshin ‘Komiteti Teknik vendosi’.

“Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, përpara se mbi bazën e tyre të merren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se ‘Komiteti i Ekspertëve vendosi që…’. Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!”– shkruan Kalo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *