Vendosni fjalën kyçe....

Disa adoleshentë shfaqin probleme me zemrën pas vaksinës Covid-19, hetime në SHBA


Disa adoleshentë kanë shfaqur probleme me zemrën pak ditë pas vaksinave kundër Covid-19. Gjendja u shfaq tek disa adoleshentë rreth katër ditë pas dozës së dytë të vaksinës Moderna ose Pfizer.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka nisur një hetim pas raporteve të problemeve me zemrën midis një numri të vogël të adoleshentëve dhe të rriturve që u vaksinuan kundër COVID-19.

CDC po shqyrton raportet e një gjendje të njohur si miokardit, ose inflamacion në muskujt e zemrës, pas marrjes së vaksinës, sipas një raporti në New York Times.

Gjendja u shfaq në disa adoleshentë dhe të rinj rreth katër ditë pas dozës së dytë të vaksinës Moderna dhe Pfizer.

CDC thuhet se tha që rishikimi ishte në fazën e tij të hershme dhe kishte ‘relativisht pak’ raste dhe mund të mos kishte lidhje me vaksinimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *