Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate


Ditën e sotme partia Nisma Socialdemokrate në Kosovë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe ka zgjedhur kryetarin e ri.

E kryetar është zgjedhur përsëri Fatmir Limaj me shumicë votash.

Pas rizgjedhjes, Limaj është shprehur: “Ju falënderoj për besimin që ma dhatë dhe që unë ju dhashë që ta drejtojmë partinë me detyrat dhe angazhimet që na presin. Lus Zotin që dëshirat dhe objektivat që i kemi t’i realizojmë me punë dhe me angazhim.”

Limaj ka deklaruar gjithashtu se kjo parti do të vazhdojë që të promovojë politikat sociale dhe demokracinë në vend.

“Nisma do të vazhdojë që të promovojë politikën sociale dhe demokracinë në Kosovë. Do të promovojë dhe Avancojë të drejtat e qytetarëve pa dallim feje dhe etnie. Do të mbështesim kategoritë që më së shumti kanë nevojë për zërin socialdemokrat.”- ka thënë kryetari i rizgjedhur i Nismës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *