Vendosni fjalën kyçe....

Kamala Harris fshin dorën pas takimit me presidentin Korean, akuzohet për racizëm (VIDEOJA VIRALE)


Zëvendës Presidentja Kamala Harris ka marrë një lumë kritikash, pasi u filmua duke fshirë dorën direkt pas një shtrëngimi duarsh me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

Harris u filmua në kamera të premten duke fshirë dorën në xhaketë, pas një konference të përbashkët për shtyp me Moon Jae-in, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

Siç shkruan Fox News, ata diskutuan gjatë këtij takimi për Korenë e Veriut, shëndetin global dhe “shkaqet kryesore” të migrimit në SHBA nga Amerika Qendrore.

Mirëpo pas gjestit me fshirjen e duarve në xhaketë e pantallona, shumë përdorues të mediave sociale e akuzuan zv.presidenten se ishte treguar e pasjellshme me Moon.

“Kjo është zv.presidentja e SHBA-ve? Jo vetëm mosrespektuese, por do të ishte ‘raciste’ nëse ajo do të ishte një Republikane, me siguri në të gjitha lajmet…  Standarde të dyfishta”- shkroi një përdorues i Twitter-it.

“Wow! Kjo është kaq e turpshme!”- shkroi një tjetër.

“A nuk është Koreja e Jugut aleati ynë më?”-vijon një tjetër koment.

Ndërsa kishte edhe nga ata që sugjeronin se Harris ishte thjesht e shqetësuar për koronavirusin.

Shumë amerikanë janë bërë më të vetëdijshëm në fakt për viruset dhe mikrobet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar, por nëse do ishte ky rasti Zëvendës Presidentja Harris mund të jetë duke e tepruar pak lidhur me këtë.

“Ju nuk mund të fshini një virus në pantallona. Plus, Kamala është plotësisht e vaksinuar.”- thotë një qytetar.