Vendosni fjalën kyçe....

Fituesi i “Eurovision”-it akuzohet se po përdorte kokainë gjatë spektaklit, gjesti i dyshimtë (VIDEO)


Këngëtari kryesor i grupit fitues italian të “Eurovision” është akuzuar se ka konsumuar kokainë në mes të spektaklit dhe para kamerave.

Kjo pasi në një moment gjatë transmetimit live të konkursit, Damiano David u pa duke bërë një gjest të ngjashëm me përdorimin e kokainës, përkulet në tavolinë derisa shoku në të djathtë të tij i bën shenjë me këmbë të ngrihet sepse kamera ishte drejtuar tek ata.

Ky gjest, fansave në rrjetet sociale iu duk shumë i dyshimtë dhe gazetarët madje e pyetën atë gjatë një konference për shtyp nëse po përdorte kokainë.


Por këngëtari kryesor i grupit Maneskin i mohoi këto akuza. “Unë nuk përdor drogë, ju lutem djema, mos e thoni atë. Jo kokainë, të lutem.”– tha David.

Ai sqaroi se ishte përkulur për të parë për një gotë, që kitaristi Thomas Raggi e kishte thyer.

Disa thërrime qelqi u panë pranë vendit ku konkurentët italianë u ulën gjatë kompeticionit.


Maneskin më vonë postoi një deklaratë në rrjetet sociale, duke thënë se ata ishin kundër drogës. “Ne jemi gati të testohemi sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”– thanë muzikantët.

Grupi Maneskin, i cili filloi karrierën në rrugët e Romës, fitoi garën e këtij viti në “Eurovision” me një total prej 529 pikësh, ndjekur nga Franca dhe Zvicra në vendin e dytë dhe të tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *