Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja mbledh sot kryesinë, pritet të miratojë kandidaturat për kryetar


Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e Partisë.

Prej orës 18:00, Kryesia do ketë në agjendë të saj miratimin e kandidaturave për Kryetar të Partisë për zgjedhjet që do zhvillohen në 13 qershor.

Gjithashtu do miratohen edhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për këtë proces.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”– njofton PD.

Për Kryetarin e Partisë deri më tani kanë shprehur kandidaturën përveç Lulzim Bashës edhe Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *