Vendosni fjalën kyçe....

Angelina Jolie mbulohet nga bletët për të përcjellë një mesazh me një foto: Nuk u lava për tri ditë


Angelina Jolie i ka habitur të gjithë me një fotoalbum që ka realizuar me rastin e Ditës Botërore të Bletëve që ishte ditën e Enjte.

Aktorja dhe aktivistja 45-vjeçare, u bashkua me “National Geographic” për të folur për rëndësinë e ruajtjes së bletëve në kuadër të kësaj dite të rëndësishme.

Ajo gjithashtu u mbulua nga insektet për një fotografi që të lë pa frymë, e cila u shkrep nga bletari amator Dan Winters.

Angelina vështronte drejt kameras me sytë e saj të jeshiltë, ndërsa i linte bletët t’i gudulisnin qafën dhe mjekrën.

Realizimi i kësaj fotografie nuk ishte diçka e lehtë, pasi Angelina zbuloi se ajo nuk mund të lahej për tre ditë të tëra para se të bëhej fotosesioni.

“Ishte kaq qesharake të ishe me flokë dhe makeupp dhe të fshiheshe me feromon.”– tha aktorja, citon Daily Mail. “Ne nuk mund të bënim dush për tre ditë me radhë. Sepse ata më thane: Nëse i ke të gjitha këto aroma, shampo dhe parfume dhe gjëra të ndryshme, bleta nuk e di se çfarë je”.

Po ashtu ajo tregoi se para realizimit të fotosesionit kishte mbyllur vrimat e hundëve dhe të veshëve, për të mos iu lënë bletëve “aq shumë vrima për t’u futur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *