Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbimi dhe plagosja e Klajdi Sulos në Patos, arrestohet pas një viti i dyshuari për ngjarjen


Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet për një tentativë për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Selmanaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë marrë me forcë dhe më pas kanë tentuar të vrasin një person pranë stadiumit të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, pranë stadiumit të Patosit. 31-vjeçari Klajdi Sulo mbeti i plagosur me armë zjarri, por për fat të mirë arriti të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, pas informacioneve të mara në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim V. S., 47 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *