Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut regjistron numër të lartë viktimash nga Covid-19, bien rastet e reja


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 154.937 ndërsa ai i vdekjeve në 5.265.

Po ashtu 133 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146.632 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 765.984 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.533 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.040.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *