Ambasada e SHBA-ve ka komentuar vendimin e GJKKO për dënimin me dy vite të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Nëpërmjet një Twitteri të Ambasadores Yuri Kim e cila thotë se është pozitive që SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate.
Dënimi i Llallës tregon që askush pavarësisht sa i fuqishëm është nuk del përmbi ligjin.
“Gjë e mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TË GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”-shkruan Ambasadorja Yuri Kim në Twitter.