Vendosni fjalën kyçe....

Sot vendimi për Adriatik Llallën, flet avokati: Akuzat të stisura, mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua


Ditën e sotme jepet pretenca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Avokati i tij Sokol Hazizaj,  i konsideroi akuzat ndaj Ballës të stisura. Sipas tij Balla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.

“Në vitin 2016 Adriatik Llalla mori para borxh për të çuar familjen në Gjermani për shkak të kërcënimeve. Llalla në asnjë moment nuk ka fshehur pasuri qëkur ka qenë subjekt deklarimi. Edhe për shumën rreth 7 mijë dollarë për lindjen e djalit në SHBA, pagesat janë bërë nga një mik i tii shqiptaro-amerikan i cili erdhi dëshmoi para jush dhe po ju dorëzojmë faturat origjinale të pagesave në bankë.”- tha Hazizaj.

Kujtojmë se Adriatik Llalla akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Në gjyqin ndaj Llallës janë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Besohet se SPAK do të përsërisë të njëjtën pretencë të mëparshme dhe do të kërkojë 2 vite burg për Llallën.