Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një gazetar pas një sulmi izraelit në Rripin e Gazës


Një gazetar ka humbur jetën pas një sulmi të Izraelit në Rripin e Gazës. Mediet lokale raportojnë se gazetari Yousef Abu Hussein u vra këtë mëngjes në lagjen e Shejh Radëan.

Ai punonte për radion lokale të Gazës, Aqsa Voice Radio apo “Zëri i Kudsit”.


Avionët luftarakë izraelitë në rrethin Sheikh Ridvan të Gazës perëndimore bombarduan një shtëpi me tri raketa ku si pasojë e sulmeve humbi jetën dhe gazetari Yusuf Abu Hussein.

Sipas Anadolu Agency, me vdekjen e gazetarit Abu Hussein, numri i viktimave në sulmet ndaj Rripit të Gazës u rrit në 221.

Avionët luftarakë bombarduan gjithashtu një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jibalya në veri të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet në zonat përreth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *