Vendosni fjalën kyçe....

Naomi Campbell bëhet nënë e një vajze (FOTO)


Topmodelja 50-vjeçare Naomi Campbell është bërë nënë. Lajmin e ka dhënë vetë modelja përmes një postimi në “Facebook”, ku ka publikuar një foto të duarve të saj dhe këmbëve së vajzës së porsalindur.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Shumë e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty, engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”– shkruan ajo.

Sipas Daily Mail, modelja britanike po jeton në Neë York (SHBA) dhe ka një të dashur të ri me të cilin do të rrisë fëmijën.

Miqtë e saj thanë dje se besojnë se zonja Campbell – e cila kurrë nuk e njohu babanë e saj dhe u rrit nga gjyshja e saj – kishte përdorur një nënë surrogate për të sjellë në jetë fëmjën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *