Vendosni fjalën kyçe....

Thoma Gëllçit i mbaroi mandati, merr peng RTSH-në


Një rast i paprecendent po ndodh në Radio Televizionin Shqiptar.

Thoma Gëllçi, dhe pse ka dy javë që i ka mbaruar mandati, po shkon në zyrë duke u sjellë si në pronën e tij private dhe jo në një institucion publik.

Gëllçit, i cili është zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2016, i ka mbaruar mandati që me 6  Maj 2021.

CNA.al ka siguruar dokumentin zyrtar të Kuvendit, i cili kërkon nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, informacion në lidhje me procedurat e ndërmarra për plotësimin e vakancës dhe zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm.

Në të njëjtin dokument të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj thuhet, se mandati i Drejtorit të RTSH ka përfunduar që me datën 6 Maj.

Çfarë do të thotë mbarimi i mandatit

Thoma Gëllçi, që me 6 Maj, kohë kur i ka mbaruar mandati nuk duhej të kishte shkelur më në RTSH, si drejtor.

Që prej datës 6 Maj, ai nuk mund të firmosë dhe vulosë me vulën e RTSH, se është pa mandat.

RTSH është institucion shtetëror dhe jo pronë private që Gëllçi mund të vendosë vetë. kur rri dhe kur ikën nga posti i drejtorit.

Ai duhej t’ ja dorëzonte detyrën nëndrejtorit të RTSH, por edhe nëse këtij të fundit i mbaron mandati, atëherë kompetencat i kalonin drejtuesit më të lartë në institucion.

CNA.al ka kontaktuar me z.Gëllçi, për ta pyetur për këtë çështje.

Ai pranon, se po shkon në zyrë edhe pse i ka mbaruar mandati, duke thënë se nuk mund ta braktisë punën, se nuk ka kujt ia lë, pasi edhe nëndrejtorit i ka mbaruar mandati.

Ai shkon edhe më tej duke hequr paralele me kryeministrin, duke thënë se është njësoj si ai, pasi edhe ai nuk largohet kur i mbaron mandati.

Por, zgjedhjet për kryeministër bëhen para se të mbarojë mandati, ndërsa z.Gëllçit i ka mbaruar mandati dhe ende vijon të qëndrojë në detyrë.

Gëllçi ka këmbëngulur se po zbaton ligjin duke qëndruar në zyrë, por kur është i pyetur se cilin ligj po zbaton, ai nuk është përgjigjur.

Pra që nga 6 Maji dhe deri në 11 Maj, Thoma Gëllçi edhe pse ligjërisht nuk është më drejtues, ka vijuar të shkojë në zyrë.

Në fakt Thoma Gëllçi duhej të dorëzonte çelsat dhe të mos shkonte më në zyrë dhe funksionet e tij i merr dhe i ushtron nëndrejtori apo drejtuesi tjetër më i lartë i institucionit, deri në plotësimin e vakancës, e cila shpallet pasi Bordi njoftohet, duke qenë se drejtorit në këtë rast, z. Gëllçi i ka mbaruar mandati.

Gëllçi, mban peng institucionin shtetëror

Për asnjë arsye, Thoma Gëllçi nuk duhet të shkonte në zyrë, deri në momentin e zgjedhjes së drejtorit të ri, i cili mund të jetë edhe Thoma Gëllçi.

Thënë më qartë, s’mund të qëndrojë  në zyrë, derisa i është shpallur vakanca nga Kuvendi me datë 6 Maj.

Si një qytetar, gazetar dhe intelektual duhej të kishte lënë detyrën, t’ia dorëzonte nëndrejtorit dhe të vazhdonte procedura normale deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri.

Por, Thoma Gëllçi, shkon në RTSH, vazhdon punën, qokat e tij, zgjidh hallet e tij. Është i vetmi shtetas amerikan që Amerikën e  e ka gjetur në Shqipëri dhe që tallet me institucionet e Shqipërisë, duke shkelur hapur ligjin, sikur të ishte në pronë të tij.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *