Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo largohet nga Juventusi?! Lojtari ‘paketon’ makinat në kamion (Video)


E ardhmja e Kristiano Ronaldos te Juventusi është ende mister.

Dhe këtë nuk e thonë vetëm rezultatet e ekipit në fushë po edhe një hollësi tjetër që nuk ka kaluar pa u vënë re në Torino. Sipas një videoje të publikuar në faqen ‘Persemprecalcio.it’, natën e shkuar, ylli portugez ka ngarkuar shtatë supermakinat e tij në një kamion, që i përke një kompania me qendër në Lisbonë të Portugalisë.

Ditët e fundit është folur për një largim të mundshëm të Ronaldos drejt Portugalisë por agjenti i tij, Mendes, e hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Megjithatë largimi i makinave të luzitanit nga Torino nuk është lajm i mirë për drejtuesit e klubit e tifozët bardhezi pasi paralajmëron një largim të mundshëm të Ronaldos, sidomos nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *