Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesit e PD-së në KAS: Pesë provat e reja pse duhet të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Beratit


Paraditen e sotme, përveç blerjes me 50 mijë lekë të votës, blerjes së kuponave për karta identiteti në qarkun e Beratit, Partia Demokratike paraqiti edhe prova të tjera të rëndësishme që mbështesin kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së në mvledhjen e KAS-it, përmendën 5 prova të reja që mbështesin përsëritjen e zgjedhjeve në Berat.

PESË PROVAT E PD-së:

  1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.
  2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
  3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
  4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.
  5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *