Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Manastirliu: 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar sot se sa qytetarë kanë bërë tanimë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19 në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dyja dozat.

Sipas ministres këta qytetarë tanimë janë më të mbrojtur nga koronavirusi.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19. Shqipëria Buzëqesh”– shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, sa i përket numrit të infektimeve të reja, kujtojmë se në 24 orët e fundit nga 2596 testime të kryera në vend, janë gjetur 5 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë tre persona kanë humbur jetën në spital. Në spitale po mjekohen 86 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *