Vendosni fjalën kyçe....

Forca të shumta policie zbarkojnë në Elbasan


Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Elbasan pasditen e sotme.

Ato kanë ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje e dalje të qytetit si dhe po ushtrojnë kontrolle të shumta në vendin ku tre ditë më parë u ekzekutua Everest Çaka ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij.

Çaka u qëllua me 12 plumba në një lagje të pandriçuar dhe ku mungonin kamerat e sigurisë. Për vrasjen e tij policia ka shoqëruar mbi 25 persona.

Njëri nga personat e dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj Çakës, u arratis nga policia e Elbasanit, ku u mbajt për 36 orë. Mirjan Dedja ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Çakës dhe se kërkon zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *