Vendosni fjalën kyçe....

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez sëbashku përsëri 17 vite pas ndarjes (FOTOT)


Pas 17 vjetësh që ndarja e tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë kaluar një fundjavë sëbashku. Sipas Daily Mail, dyshja kanë udhëtuar me avion privat në fundjavë për një udhëtim romantik në një vendpushim luksoz skish në Montana, ku Affleck zotëron një shtëpi.

Paparacët i kanë fotografuar ata ndërsa lëviznin me një fouristradë në Montana, me Affleck në vendin e shoferit dhe Lopez në vend të parë pranë tij.

Foto kanë qarkulluar edhe nga momenti kur dyshja janë kthyer me avion për në Los Angelos.

Kjo është hera e dytë që dyshja janë parë së bashku në pak më shumë se një javë dhe dyshimet kanë nisur se mes tyre po ringjallet ndjenja e dikurshme e dashurisë.

Kujtojmë se Ben dhe Jennifer kanë qenë të fejuar në vitin 2002, por dasmën e shtynë në vitin 2003 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2004.

Për Jennifer muajt e fundit kanë qenë të vështirë, pasi ajo është ndarë nga partneri i saj Alex Rodriguez pas 4 vitesh sëbashku, me të cilin planifikonte të martohej.

Ben nga ana tjetër s’ka shumë që është ndarë nga e dashura e tij Ana de Armas, pas 1 viti sëbashku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *