Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Yzberisht, humb jetën drejtuesi i motorit


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin e Ri që lidh Yzberishtin me zonën e Unazës së Re.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe me një motor, ku si pasojë drejtuesi motorit ka gjetur vdekjen.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi ‘Migjeni’, janë përfshirë në aksident mjeti tip ‘Toyota’ me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip ‘Opel’ me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *