Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari juridik në PD: Denoncimet i kemi bërë para e pas 25 prillit, SPAK-u të tregojë se e meriton financimin e mbështetjen


Sekretari juridik në PD ka thënë mbrëmjen e sotme se selia blu ka nisur betejën ligjore për parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ivi Kaso dekaroi se në dosjet që janë çuar në SPAK janë denoncimet e vetë qytetarëve duke shtuar se ky është një test prove për prokurorinë speciale.

Zyrtari i PD-së theksoi se procesi ka pasur parregullsi të shumta dhe këto janë të faktuara.

Sipas tij SPAK ka pasur mbështetjen e duhur politike e financiare dhe duhet të tregojë se është në zbatim të ligjit.

“Kemi filluar një proces të ethshëm denoncimesh, që janë bërë në periudhën para zgjedhore. Kanë funksionuar brenda PD informacione që kanë ardhur nga burime të shumta, nga qytetarë, që kanë denoncuar për shumë shkaqe. Ne këtë gjë nuk e kemi ndarë vetëm me publikun, por edhe institucionet ligjzbatuese. Ka pasur raste që janë drejtuar nga qytetarët, që para se të denonconin në polici apo prokurori, në darkë i ka shkuar personi, i ka trokitur në shtëpi dhe i ka kërkuar llogari. Ne kemi siguruar mbrojte për këto persona, por kemi marrë përsipër si partia më e madhe në vend për t’u bërë përçues i zërit të qytetarëve, e kjo është një nga ato rastet. Denoncimi i sotëm është bërë në periudhë para zgjedhore. Bëhet fjalë për fenomene të shit-blerjen e votës, që janë të faktuara edhe nga policia, e cila në vend të merrte masa, ka menduar të veprojë si organizatë partiake e duke qenë se personat në fjalë kryenin veprime të paligjshme, të armëmbajtjes pa leje, duke lëvizur me makina me xhama të zinj, i kanë dhënë bekimin për këtë aktivitet të paligjshëm. Ne këtë ia kemi kaluar SPAK-ut.” – tha Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *