Vendosni fjalën kyçe....

Orban kërkon dorëheqjen e komisioneres së BE-së: Fyeu hungarezët


Kryeministri hungarez ka akuzuar nënkryetaren e Komisionit Evropian, Vera Jourova, se ka bërë deklarata nënçmuese publike duke sugjeruar se hungarezët po ndërtojnë një ‘demokraci të sëmurë’.

Orban bëri thirrje për dorëheqjen e Jourova-s në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Sipas nënkryetares, në Hungari po ndërtohet një ‘demokraci e sëmurë’. Përveç kësaj, ajo ofendoi shtetasit e BE-së me kombësi hungareze duke thënë se ata nuk janë në gjendje të formojnë një mendim të pavarur.” – tha Orban.

Udhëheqësit e BE-së kanë kritikuar muajt e fundit kryeministrin Orban për lëvizjet që ata besojnë se vendosin gjyqësorin, mediat dhe akademikët më shumë nën kontrollin e shtetit. Duke folur për Reuters, Orban e mohoi minimin e demokracisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *