Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do ndahen në procesin e Integrimit


Shefi i Diplomacisë Europiane ka thënë sot se vendet e Ballkanit perëndimor duhet të ecin në rrugën e reformave për të mundësuar integrimin në BE.

Borrell theksoi se Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vijojnë së bashku rrugën në këtë proces dhe se Brukseli nuk ka pasur asnjëherë si synim ndarjen e tyre.

“Duam të sigurohemi se jemi politikisht të angazhuar me partnerët tanë që nga trajtimi i pandemisë së COVID-19, vaksinimin, bashkëpunimin ekonomik, trajtimin e ndikimeve të jashtme, mbrojtjen nga dezinformimin. “Duhet te çojmë përpara procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe meqë jemi këtu, asnjëherë nuk ka pasur synim për veçimin e tyre në këtë proces.” – tha ai.

Ai shtoi më tej se u është kërkuar ministrave të Jashtëm të BE-së që të përparojnë me liberalizimin e vizave me Kosovën, i vetmi vend i Ballkanit perëndimor që nuk ka ende lëvizje të lirë.

Shefi i diplomacisë europiane theksoi se zyrtarët e BE-së nuk mund të shkojnë me pushime pa rifilluar dialogu mes Serbisë e Kosovës.

“Po ashtu pati edhe pritje të qarta për rifillimin e shpejtë të bisedimeve Beograd – Prishtinë, që siç e dini, do të rifillojnë para fundit të muajit qershor, siç jemi pajtuar me kryeministrin e Kosovës së fundmi. Nuk ka lajme të reja. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur. Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu.Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë.” – shtoi Borrell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *