Vendosni fjalën kyçe....

“Lufta civile po shpërthen në Francë dhe ju e dini atë” – Ushtria franceze i shkruan tjetër letër të hapur presidentit Macron


Një grup ushtarakësh në detyrë në Francë ka botuar një letër të re të hapur për presidentin të vendit Emmanuel Macron, duke e paralajmëruar atë për një ‘luftë civile’ që po zien në vend pas të gjitha ‘lëshimeve’ që ai i ka bërë Islamizmit.

Letra, botuar në revistën konservatore ‘Valeurs Actuelles’ në orët e vona të së dielës, ka një ton të ngjashëm me mesazhin e botuar nga e njëjta media muajin e kaluar.

Ndryshe nga letra e mëparshme, që u nënshkrua nga 25 gjeneralë në pension dhe ushtarakë në detyrë, letra e re është anonime dhe është e hapur për nënshkrim nga publiku i gjerë. Që nga mesdita e së hënës, ajo ka marrë mbi 100,000 nënshkrime.

Autorët e letrës e kanë përshkruar veten si ushtarë në detyrë francezë, që i përkasin brezit të ri të ushtrisë dhe që janë përballur me luftime në terren gjatë viteve të fundit.

“Ne jemi ata që gazetat i kanë quajtur ‘brezi i zjarrit’. Burra dhe gra, ushtarë në detyrë të të gjitha forcace dhe të të gjitha gradave, të të gjitha mendimeve, ne të gjithë e duam vendin tonë. Këto janë pretendimet tona të vetme. Dhe ndërsa ne nuk mundemi për shkak të ligjit të shprehemi me fytyrën tonë të vërtetë, është po aq e pamundur që ne të heshtim”, thuhet në letër.

Letra akuzon Presidentin Macron për lëshimet e pretenduara ndaj islamizmit në tokën franceze, ndërsa ushtria e vendit ka derdhur gjakun e saj për të luftuar kundër tij në ‘Afganistan, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore ose diku tjetër’.

Autorët kanë treguar gjithashtu se të paktën disa prej tyre kanë marrë pjesë në operacionin e brendshëm Sentinelle, të nisur pas sulmeve terroriste në revistën satirike ‘Charlie Hebdo’ në vitin 2015 dhe ishin dëshmitarë të disa bashkësive etno-fetare në Francë të shkëputura plotësisht nga pjesa tjetër e vendit.

Për komunitete të tilla ‘Franca nuk do ka asnjë kuptim dhe domethënie përveç se është objekt sarkazme, përbuzjeje apo edhe urrejtjeje,’ vijon letra.

Ashtu si letra e mëparshme, edhe e reja paralajmëron autoritetet e republikës për një ‘luftë civile’ të afërt, duke qenë se ekzistenca e vetë Francës është në rrezik.

“Edhe një herë, lufta civile po shpërthen në Francë dhe ju e dini mirë atë,” lexon letra.

“Ne nuk po flasim për zgjatjen e mandateve tuaja ose pushtimin e të tjerëve. Ne po flasim për mbijetesën e vendit tonë, mbijetesën e vendit tuaj.”

Autorët e letrës kanë shprehur gjithashtu mbështetje të fortë ndaj nënshkruesve të të parës dhe kritikuan ashpër përgjigjen e qeverisë ndaj saj.

“Për t’u dhënë zemër oficerëve të lartë të ushtrisë për të marrë një qëndrim dhe për t’u  shfaqur, përpara se t’i ndëshkohen me zemërim menjëherë sa ata të shkruajnë ndonjë gjë tjetër përveç raporteve të betejës, duhet të jesh mjaft i çoroditur. Frikë, mashtrim, çoroditje: ky nuk është vizioni ynë për hierarkinë. Përkundrazi, ushtria është, vendi ku flasim të vërtetën sepse zotohemi me jetën tonë.” – vijon letra.

Letra e parë, botuar në 21 Prill – në 60 vjetorin e një grushti të shtetit të dështuar kundër Gjeneralit Charles de Gaulle mbi mbështetjen e tij në favor të pavarësisë për Algjerinë – shkaktoi një trazirë në mesin e zyrtarëve të lartë të Francës.

Kryeministri Jean Castex e quajti mesazhin ‘një nismë kundër të gjitha parimeve tona republikane, të nderit dhe detyrës së ushtrisë’, ndërsa ushtria u zotua të ndëshkonte nënshkruesit e saj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *