Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pse iku Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Fatmir Xhafaj u largua nga ministër i Brendshëm, për të shpëtuar Vangjush Dakon, kreun e Bashkisë Durrës. 

Duke folur në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Berisha është shprehur se ikja e Xhafajt u bë për të mbyllur  dosjen 339.

‘Xhafaj iku për të shpëtuar Gjushin. A e dini ju se, Gjushi, Avdylajt dhe Ardian Çela i përdorën kriminelët për të marrë vota.

Xhafaj filloi të kafshojë dhe ata e larguan’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.