Vendosni fjalën kyçe....

10 persona sulmojnë ambasadën kanadeze në Athinë


Rreth 10 persona kanë sulmuar sot ambasadën kanadeze në Athinë, në Greqi. Mediat greke raportojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 6:10 të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas gazetës greke ‘Kathimerini’, autorët kanë shkatërruar derën e Ambasadës Kanadezë me çekan, si dhe kanë spërkatur bojë të kuqe dhe të zezë në fasadën e ndërtesës.

Një roje e sigurisë thirri policinë, por autorët kishin ikur përpara se policia të shkonte në vendngjarje. Si rezultat nuk është bërë asnjë arrestim dhe ende nuk ka të dhëna për të gjetur autorët.

Ministria e Jashtme greke e ka dënuar sulmin ndaj Ambasadës duke u zotuar se autorët do të silleshin para drejtësisë dhe se veprime të tilla nuk do të ndikonin “lidhjet e miqësisë së qëndrueshme mes Greqisë dhe Kanadasë”.

Autoritetet e shtetit fqinj kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta. Sipas postimit të grupit anarkist ‘Rouvikonas’ në një faqe, sulmi u krye si një reagim ndaj aktiviteteve të një kompanie minerare kanadeze në Greqinë veriore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *