Vendosni fjalën kyçe....

“Shporruni nga rruga” – Protestuesit e BLM bllokojnë trafikun në Teksas, drejtuesi i mjetit përplaset fizikisht me ta (Video)


Një protestë e Black Lives Matter në Teksas çoi në një përplasje të ashpër mes një shoferi të zemëruar dhe një grupi protestuesish që bllokuan rrugën.

Aktivistët në Plano, një qytet rreth 32 kilometra në veri të Dallasit, marshuan nëpër rrugë të dielën për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me vdekjen e Marvin Scott III.

I riu 26-vjeçar me ngjyrë vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor në një burg qarku në mars. Shtatë oficerë u pushuan nga puna dhe një dha dorëheqjen lidhur me incidentin, që u shpall si vrasjë një muaj më vonë.

Në një video virale, demonstruesit shihen duke bllokuar një kryqëzim ndërsa ata bërtasin ‘Jetët me Ngjyrë kanë rëndësi’ duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej ‘mos na vrisni’ e parulla të tjera.

Një kolonë e madhe mjetesh mund të shihet teska formohet ndërsa shoferët presin që rruga të pastrohet. Papritmas, një burrë trupmadh me syze dielli lëviz mes makinave të ndaluara dhe drejtohet drejt protestuesve.

“Shporruni nga rruga!” – i bërtet ai një demonstruesi me kapuç që u përpoq t’i bllokonte rrugën e tij.

Burri pastaj i drejtohet një oficeri policie i cili po vëzhgonte situatën në anë të rrugës.

“Largojini nga rruga këta njerëz!” – i bërtet ai policit. Përgjigja e oficerit është e padëgjueshme mes britmave, sirenave dhe borive.

Shoferi i zemëruar më pas e ridrejton zemërimin e tij ndaj demonstruesve e përplaset fizikisht me disa prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *