Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i familjes nga Gjilani, reagon QSUT: Erdhën në gjendje të rëndë, u janë kryer të gjitha ekzaminimet


Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të së njëjtës familje nga Gjilani.

Sipas mjekëve të QSUT-së, vdekja e Elfete Halitit,78 vjeçe, djalit të saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruas së tij, Ferzinaze, 47-vjeçe, ka ardhur si pasojë e helmimit nga kërpudhat.

Ata të tre ishin paraqitur në gjendje të rëndë dhe pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore, ata kanë ndërruar jetë.

 “Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjeç dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë ‘intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore të urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021.”– thuhet në njoftimin e QSUT-së.

Ky reagim vjen pas një deklarate për mediet që ka bërë djali i familjes Haliti, i cili akuzoi shërbimin shëndetësor në Manzë ku ishin paraqitur fillimisht prindërit e tij, për neglizhencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *