Vendosni fjalën kyçe....

U kapen mijëra fara kanabisi në makinë, prangosen dy persona në Shkodër


Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi u janë kapur mijëra fara kanabisi në mjetin me të cilin udhëtonin.

Sipas policisë dy të arrestuarit janë banues në Malësi të Madhe e Shkodër.

Ata janë ndaluar teksa udhëtonin me një mjet tip ‘Land Rover’ e pas kontrollit u janë gjetur mijëra fara kanabisi.

Ndalimi i tyre është bërë në një zonë pranë spitalit të qytetit.

Më herët një person u arrestua në Lushnjë pasi kishte përshtatur një magazinë të braktisur në një vend për kultivimin e kanabisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *