Vendosni fjalën kyçe....

OBSH miraton vaksinën kineze Sinopharm për përdorim emergjent


Organizata Botërore e Shëndetësisë i dha dritën jeshile vaksinës kineze Sinopharm  kundër Covid-19 për përdorim urgjent, duke i dhënë mundësinë kësaj vaksine që të përdoret në mbarë botën.

“Këtë pasdite, OBSH-ja i dha listën e përdorimit emergjent Sinopharm, vaksinës Covid-19 të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë,” tha shefi i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus.

Vaksina Sinopharm prodhohet nga Bio-Instituti i Produkteve Biologjike Co Ltd, një filial i Grupit Kombëtar Biotec të Kinës.

“Shtimi i kësaj vaksine ka për të përshpejtuar qasjen e vaksinave Covid-19 për vendet që kërkojnë të mbrojnë punonjësit shëndetësorë dhe popullatat në rrezik”, tha Dr. Mariangela Simao, ndihmësdrejtorja e Përgjithshme e OBSH-së.

“Ne i bëjmë thirrje prodhuesit të marrë pjesë në objektivin COVAX dhe të ndihmojë në qëllimin e shpërndarjes më të drejtë të vaksinave.”

Lista e përdorimit emergjent të OBSH-së është një parakusht për furnizimin e vaksinave nga COVAX.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *