Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje në Tiranë, personat mbi motor dhunojnë 55-vjeçarin që po transportonte paratë e një pike valute


Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, te rruga e Kavajës. Mësohet se një 55-vjeçar, i cili ka qenë duke transportuar me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar me sende të forta dhe është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Këta kanë braktisur motorin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

“Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e ‘Kavajës’ në kryqëzim me rrugën ‘Mihal Duri’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *